Skip to content

“11 maji fundi i tyre”/ Berisha: Rama do marrësh atë që thua vetë, atë që meriton

640 0 1742325735xwhatsapp image 2025 03 18 at 200836 437

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Shkodër.

Berisha iu drejtua Ramës duke i thënë se më 11 maj do të marrë atë që thotë vetë, referuar deklaratave të kryeministrit që thotë se opozita do të marrë Noc Rrokun.

  • “Rama do marrësh atë që thua vetë, atë që meriton. Përballen dy filozofi, nga njëra anë morali i dashurisë njerëzore për qytetarin, për Shkodrën, për Shqipërinë. Në anën tjetër plaçkitja. Kësaj here 11 maji është fundi i tyre. Gënjeshtari është i aftë të bëjë çdo gjë, më i ligu i të ligjve. I tillë është kryeministri i Shqipërisë”, tha Berisha.