Skip to content

“11 Maji”, Kolegji të enjten vë vulën/ Seanca e fundit, shqyrton ankimi i PD kundër vendimit për certifikimin e rezultatit

Kolegji Zgjedhor pritet të përmbyllë sot të gjitha përpjekjet e Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës për mosnjohjen dhe deligjitimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Kolegji shqyrton sot ankesën e PD kundër vendimit të komisionit rregullator, i cili javën e kaluar certifikoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Kjo do të jetë çështja e fundit në kolegj për këto zgjedhje, pas së cilës dekreti nga presidenti pritet t’i hapë rrugë legjislaturës së re parlamentare.