Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka bërë të ditur se SPAK po heton 43 raste për krime zgjedhore në lidhje me 11 Majin.

“Janë administruar 192 materiale që lidhen me dyshime për krime zgjedhore. Nga këto 43 materiale zgjedhore janë regjistruar si procedime penale, kanë kaluar në fazën hetimit. Për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit për mungesë te elementëve. 40 janë dërguar për kompetencë pranë Prokurorive të rretheve, 22 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 17 materiale janë bashkuar me materiale të tjera.

Nga 43, 22 janë iniciuar mbi bazën e referimeve, 1 nga SHKB, 9 janë regjistruar kryesisht me iniciativë të SPAK, 3 kanë ardhur nga kallëzimet e shtetasve, 3 janë referuar nga Prokuroritë e rretheve, 4 janë kallëzuar nga subjektet politike dhe 1 është ndarë nga një tjetër kallëzim ekzistues.

35 materiale janë regjistruar për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

4 janë regjistruar për korrupsion aktiv dhe pasiv.

1 për përdorimin e funksionit publik për qëllime politike

1 për përdorimin e funksionit publik për qëllime politike dhe shpërdorim detyre

1 për kanosje ose dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Hetimet për shumë nga procedimet penale janë aktive dhe janë nënshtruar disa kontrolle banese, zyre personale, janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli, janë sekuestruar prova e dokumente.

Sfidat nuk janë të pakta. Duke ju referuar materialeve të partive që kanë mbërritur në SPAK, kemi vënë re që kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota dhe jo të sakta.

SPAK është vënë në kontakt me denoncuesit e partive politike dhe është konkluduar se në çdo rast të ngritur nga subjekte politike, SPAK ka bërë verifikimet përkatëse. Për çdo kallëzim, kemi kryer të gjitha verifikimet e nevojshme”, tha ndër të tjera Altin Dumani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko