Skip to content

“11 maji”/ Lëvizja Bashkë takim me fermerët në Berat dhe Dimal: Qeveria i ka braktisur

493901956 1113080140847389 8125142696301474426 n 1024x683 1

Lëvizja Bashkë e udhëhequr nga Arlind Qori ka vijuar takimet elektorale në jug të vendit.

Fermerët në zonën e Beratit dhe Dimalit u ankuan për grumbulluesit e produkteve bujqësore, të cilët janë marrë vesh mes tyre për të ulur artificialisht çmimet me të cilat ua blenë fshatarëve.

Në Dimal tregtarët dhe qytetarët shprehën njëzëri shqetësimin për braktisjen e qytetit për shkak të mungesës së mundësive ekonomike.

“Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË vizituan tregun e Poshnjes dhe qytetet e Beratit dhe Dimalit. Qytetarëve u prezantuam kandidatët e Lëvizjes BASHKË për qarkun e Beratit dhe pikat kryesore të programit tonë.

Në Poshnje bujqit na u ankuan për grumbulluesit e produkteve bujqësore, të cilët janë marrë vesh mes tyre për të ulur artificialisht çmimet me të cilat u marrin fshatarëve produktet bujqësore.

Në Dimal tregtarët dhe qytetarët shprehën njëzëri shqetësimin për braktisjen e qytetit për shkak të mungesës së mundësive ekonomike.

Në Berat qytetarët ngritën shqetësimin e krizës së sipërmarrjeve prodhuese, çka e kufizon shumë impaktin e turizmit në ekonominë e qytetit.

Ngado qytetarët na pritën mirë, u interesuan për programin tonë, madje një pjesë e mirë syresh na premtoi mbështetje elektorale më 11 maj”, shkruan Lëvizja Bashke.