Një ditë përpara diskutimit në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës është zbardhur raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në dokument theksohet se procesi i votimit ishte konkurrues dhe i qetë ndërsa vota e diasporës një hap i rëndësishëm për jetën politike.

“Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe të organizuara në mënyrë profesionale, por u zhvilluan në një mjedis të thellësisht të polarizuar dhe kandidatët nuk gëzonin kushte të barabarta gare. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bëjnë fushatë lirshëm, edhe pse disa raportuan përballje me intimidim”

Edhe pse opozita e akuzoi jo pak SPAK, vëzhguesit ndërkombëtarë lavdëruan punën e strukturës së posaçme dhe rolin e tyre në zgjedhje.

“Delegacioni ynë vlerëson punën e SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ — për bashkëpunimin efektiv në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor”

Këshilli i Europës, i bën thirrje partive politike të adresojnë mangësitë, me në krye depolitizimi i administratës zgjedhore.

“Të depolitizojnë administratën zgjedhore, veçanërisht në nivelet më të ulëta, për të parandaluar shkarkimet e shpeshta, të minutës së fundit dhe në mënyrë diskrecionare të emëruarve nga partitë politike, të sigurojnë kohë të mjaftueshme për trajnime dhe përgatitje dhe të forcojnë profesionalizmin e punonjësve të zgjedhjeve ditën e zgjedhjeve për më shumë besim në procesin zgjedhor”

Po ashtu, vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë apel për rishikimin e rregullave të financimit të fushatës elektorale edhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe Greco-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko