Unë besoj fort se ne duhet t’u tregojmë njerëzve se çfarë mendojme, nëse është ajo diçka pozitive, dhe të mos e mbajmë për vete.

Nëse mendoni se dikush po ia del më së miri dhe po bën një punë të shkëlqyeshme atëhere tregojini atij. Nëse e vlerësoni diçka që të tjerët kanë bërë, vërini në dijeni për këtë. Sidoqoftë, ne nuk e bëjmë këtë gjë aq shpesh sa duhet.

Ndërsa mund të jetë e pakëndshme për disa persona t’i shprehin ndjenjat dhe emocionet në këtë mënyrë, ne jetojmë në epokën e teknologjisë moderne.

Kjo do të thotë që ne kemi shumë mënyra për të komunikuar me njerëzit dhe keto mënyra do të ndihmojnë për ta bërë situatën me pak të sikletshme apo të vështirë.

Mënyra të tilla të thjeshta për t’u bërë atyre me dije se janë të veçantë dhe për t’i bërë të ndihen të vlerësuar nuk kërkojnë përpjekje të tepërt nga ana juaj dhe mundet t’ua ndryshojnë ditën.

Si mund t’i bëjmë të tjerët të ndihen të veçantë.

Këtu është një listë që rëndit disa mënyra se si mund ta bëjmë dikë të ndihet i veçantë. Këto sugjerime do t’ju ndihmojnë të komplimentoni diçka fizike, një tipar personaliteti apo shpirtëror. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë fjalësh do të dëshironte të dëgjonte një person tjetër por komplimentet tona duhet të jenë gjithnjë bujare kështu që zgjidhni ato komplimente që ndjeni se janë të duhurat.

Komplimentoni diçka për pamjen e tyre

Edhe pse nuk është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi, njerëzit kënaqen kur komplimentojmë diçka për pamjen e tyre. Pra, nëse ata kanë veshur një triko të re të bukur ose një shall të veçantë, thuajuni diçka atyre.

Lërini të dinë se sa i vlerësoni

Bëjuni atyre me dije se diçka që ata kanë bërë që ka bërë një ndryshim në jetën tuaj, ose i ka bërë gjërat më të lehta për ju. Duke ndarë me ta një veprim të tyre të vlefshëm për ju, do t’u tregoni se sa i vlerësoni ata.

Inkurajoni ëndrrat e tyre

Nëse ata janë në një cak për të provuar diçka ose për të ndërmarrë një hap të madh, tregojuni atyre se ju keni besim dhe mendoni se mund ta bëjnë.

Nxitini ata të kujdesen për veten

Nëse ata nuk marrin kohë për t’u kujdesur për veten, inkurajojini që ta bëjnë. Bëjuni me dije që ndërsa ata kanë përgjegjësi, edhe mirëqenia e tyre duhet të jetë gjithashtu e tillë. Ata bëjnë aq shumë për të tjerët, prandaj ata duhet të jenë të sigurt se do të kujdesen për veten e tyre.

Jepuni atyre vlerësime në publik

Jepuni atyre vlerësime në publik për diçka që kanë ndihmuar ose bërë mirë. Sigurohuni që të tjerët të jenë të vetëdijshëm për kontributet e tyre të rëndësishme.

Kushtojuni atyre vëmendjen tuaj të pandarë

Dëgjojini ata kur mund të kuptoni që ndihen të mërzitur ose kanë nevojë të shprehen për të lehtëlsuar paksa barrën e tyre. Jepu atyre vëmendjen tënde të pandarë në mënyrë që ata të dinë se janë përparësia juaj tani dhe që të kuptojnë se ju kujdeseni për atë që kanë në mendje.

Tregojuni atyre se jeni të gjithë njerëzorë

Nëse ata mund të hapen dhe të jenë të ndjeshëm me ju, jini edhe ju të ndjeshëm me ta në këmbim. Kjo u bën të ditur që ju të gjithë jeni njerëz; të pasigurt dhe të frikësuar. Gjithashtu, kjo mund t’i bëjë ata të kuptojnë se nuk janë vetëm në mënyrën se si ndihen.

Ndani burimet dhe mjetet tuaja me ta

Kjo është në të vërtetë një gjë e madhe sepse, në botën e punës, njerëzit janë aq posesivë dhe të fshehtë për burimet që kanë mbledhur. Kjo me të vërtetë do ta bëjë personin të ndihet i veçantë dhe i rëndësishëm për ju.

Mbështetini ata në atë që po bëjnë

Ofrohuni për t’i ndihmuar ata me ndonjë projekt të rëndësishëm apo që kërkon punë të madhe dhe ndoshta do të jetë dërrmuese. Ata do të vlerësojnë që ju e bëtë ofertën që në fillim, dhe jo në momentin kur ata nuk kishin më zgjidhje. Kjo tregon interesin dhe mbështetjen tuaj në atë që ata po bëjnë.

Jepuni atyre një dhuratë të fshehtë “urimi”

Vendosni diçka që e dini se u pëlqen në një sirtar ku do ta gjejnë. Ajo tregon mbështetje dhe e bën atë diçka që është sekrete dhe e veçantë mes ju të dyve. Tregon se kjo shenjë ishte vërtet për ta dhe jo për të marrë merita që keni bërë diçka të bukur.

Kërkojuni atyre të bëjnë diçka vetëm ju të dy bashkë

Shkoni për kafe, për një pije apo darkë. Kjo u lejon atyre të dinë që ju kujdeseni për ta si person dhe se doni të kaloni kohë me ta jashtë punës duke u fokusuar në gjëra të tjera që kanë rëndësi për ta.

Kur i bëjmë të tjerët të ndihen të veçantë edhe bota e tyre bëhet më e mirë

Ka shumë mënyra të tjera që mund t’i tregoni dikujt se janë të veçantë dhe të vlerësuar. Jini krijues dhe mendoni për ato që janë të përshtatshme për ju. Mendoni se çfarë do të vlerësonit nëse këpuca do të ishte në këmbën tjetër.

Çdo person dëshiron të njihet, dëgjohet dhe që të tjerë të kujdesen për të. Disa nga punonjësit, mbikëqyrësit dhe njerëzit më të mirë kanë një IQ të fortë emocional, të cilën e përfaqësojnë këto aktivitete. Sa më shumë që dikush ndihet i veçantë dhe i aftë, aq më shumë do të shkëlqejë në atë që bën dhe aq më shumë do të gëzojë të qenit pjesë e vendit të punës.

Nëse të gjithë, apo edhe shumica e njerëzve, do të krijonin këtë mentalitet, atëherë ata do të ishin më të gatshëm dhe do të ishin pjesë e mjedisit të punës. Punonjësit do të mendonin se kanë rëndësi dhe se kontributet e tyre vërtet vërehen dhe vlerësohen. Ata do të ndiheshin të veçantë, në vend që të ishin thjesht një pjesë e turmës. Madje mund t’i bëjë ata më të hapur për shkoqitje mendimesh, për të kërkuar ndihmë dhe mund t’i ndihmojë ata të jenë më novatorë. Ata janë më të gatshëm të provojnë gjëra që më parë mund të kenë hezituar t’i bënin, pasi tani ata ndihen të mbështetur.

Kur ndihmojmë për t’i bërë njerëzit të ndihen të veçantë, ne po përmirësojmë botën e tyre. Shumë herë, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në jetën e dikujt. Mirësitë që ne u tregojmë atyre mund të jenë bota për ta. A nuk duket se ia vlen…

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re