Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator në orën 09:30. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që do të formojnë skuadrën e qeverisë “Rama 4”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka zbardhur gjithashtu agjendën e 11 shtatorit ndërsa zbulon se mbledhja e Asamblesë e Përgjithshme do të mbahet tek kompleksi “Xibraku”.

Njoftimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS:

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet  mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA

Mendime, pyetje dhe diskutime

Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re