11 urdhër arreste janë lësëhuar sot për aferën e inceneratorëve, nga të cilët u arrestuan 5 persona, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

 

Deputetja e PD Jorida Tabaku në një lidhje live me studion e lajmeve në Vizion Plus u shpreh se SPAK nuk mund të mjaftohet vetëm me persona fizikë, por duhet të shkojë tek zyrtarët e lartë, të cilët kanë firmosur dhe cënuar financat publike.

 

“Më vjen mirë që edhe ata që nuk firmosën raportin e PD në komisin sot janë në një mendim. Ajo që është reflektuar në punën e komisionit hetimor sot ka filluar të marrë jetë. Ajo që unë kam thënë dhe besoj është e drejtë madje isha edhe 3 orë në SPAK javën e kaluar, është që ka akoma shumë për të bërë.

 

SPAK duhet të shkojë atje ku ka pushtet. Sot kategoria e personave që është lëshuar urdhër arresti ka qenë kategori e personave privatë, administratorë të kompanisë, kompania që bëri mbikqyrjen. Pra një grup individësh të cilët lidhen më shumë me biznesin privat të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen”, tha Tabaku.

 

Deputetja e PD shtoi se SPAK ka informacione për të shkuar tek funksionarët që kanë firmosur për inceneratorët, ndërsa sipas saj Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Armando Subashi duhet të jenë para drejtësisë.

 

“Nuk e di nëse drejtësia është e kapur. Unë di që sot drejtësia bëri një hap të kënaqshëm por të pamjaftueshëm. Di që drejtësia ka prova të shkoj tek personat në pushtet. Kur shkon aty, atëherë kupton që reforma në drejtësi funksionon dhe askush nuk është i paprekshëm.

 

Nëse SPAK procedon dosjet që ka, mund të arrij të çojë para drejtësisë perosnat që kanë marrë vendimin.

 

Në rastin e Fierit është kryetari i Bashkisë Armando Subashi, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, të përfshirë në faza të ndryshme të vendimmarrjes por edhe kanë certifikuar pagesat e kësaj kompanie që edhe pse nuk kishte kryer punë, vazhdonin kryenin pagesa dhe duhet të ishin sot para drejtësisë”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re