Bashkite Fier, Patos e Ballsh të perfshira nga vatra të shumta zjarri paralele pasditen e kesaj të shtune duke shënuar një ndër ditet më të veshtira per zjarrfikesit për vitin 2023 në këtë qark.

 

Sipas burimevetë Vizion Plus kanë qënë të pakten 11 vatra aktive zjarri gjate dites se sotme, ku vatra me problematike mbetet ajo ne pyllin e Darezezes. Në këtë zonë me erresiren bëhet e pamundur jo vetëm ndërhyrja e mjeteve zjarrfikese, por edhe ajo nga ajri.

 

Ndërkohe mësohet se aktualisht jane aktive në të njejten kohe disa vatra zjarri , ku problematike mbetet dhe ajo ne Ndermënas të Libofshes ku flakët po i afrohen një stallë.

 

Mësohet gjithashtu se vatra zjarri ka edhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos ndërkohe që sipas informacioneve edhe ne Drenove- fushe ne Mallakaster është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re