Skip to content

11 vite në arrati, arrestohet shqiptari i dënuar për vrasje/ EMRI

Arrestohet pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i rrezikshëm, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari.

Mediat italiane bëjnë me dije se është arrestuar shqiptari Florenc Nishku, autori i vrasjes së Spino Binjakut, emri i të cilit është përfshirë në vrasjet e kryera në vitin 2011 në familjen Mahmuti në Elbasan.

Sipas policisë, ai konsiderohet një kriminel i rrezikshëm. Ai është dënuar për një krim të kryer në shtator të 2007 në komunën Botticino Sera në provincën e Breshias.

Mendohet se autori me viktimën u grindën për shkak të pazareve për prostitucionin.
Nishku qëlloi me thikë Spiro Binjakun, i cili ndërroi jetë në spital. Tashmë autori i krimit do të përballet me drejtësinë italiane.