Deputetja Rudina Hajdari ka bërë me dije se I ka dërguar një kërkesë për informacion ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj për rastin e Alvinit.

 

Në një postim në Twitter, Hajdari thekson se dueht një zgjidhje e menjëherëshme me qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë pasi kjo që po ndodh me Alvinin, sipas deputetesm është e turpshme.

 

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh.”

 

Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh.

— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) October 21, 2019

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re