Me premtimin për të goditur krimin dhe në mbështetje të çdo efektivi e nisi fjalën e tij Muhamet Rrumbullaku në aktivitetin e110-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit. Drejtori i përgjithshëm i policisë përmendi sakrificat dhe dëshmorët e rënë ndër vite.

 

MUHAMET RRUMBULLAKU

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE

Punonjësit e Policisë sot nuk gjendet përballë krimit të vetëm me armën dhe uniformën e shërbimit. Pajisjet e teknologjisë bashkëkohore, çelja e një epoke të re të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar bëjnë që të na gjejë shumë herë më të sigurt, më të mbrojtur, më efiçent dhe më profesionist.

 

Kryetari i Komisionit të Sigurisë duke vlerësuar punën e çdo efektivi u shpreh se kjo strukturë ka nevojë për më shumë mbështetje.

 

NASIP NAÇO

KRYETAR I KOMISIONIT TË SIGURISË

Policia e Shtetit meriton më shumë se çfarë I kemi dhënë. Të gjithë kanë punuar, të gjithë meritojnë më shumë, të paguhen më shumë, të mbështeten më shumë, të gjitha institucionet. Por ju keni nevojë më shumë. Se përveç punës dhe djersës, një pjesë e juaja ka larë me gjak dhe meritojnë respekt ata dhe familjarët e tyre.

 

Nikoll Rica, një nga ish-zyrtarët e lartë të Policisë, kujton 4 dekadat që ka mbajtur veshur këtë uniformë. Sipas tij trajtimi financiar për uniformat blu duhet rishikuar.

 

NIKOLL RICA

ISH-DREJTOR POLICIE

Sigurisht që ka patur sakrifica të jashtëzakonshme, ku një pjesë e punonjësve të policisë kanë dhënë edhe jetën. Kemi qënë në operacione dhe ato janë vlerësuar. Duke patur parasysh misionin e veçantë që ka Policia e Shtetit në gjykimin tim kërkohet një mbështetje edhe më e madhe, mbështejte financiare.

 

Shumë prej efektivëve sot janë fëmijë të dëshmorëve të rënë në detyrë dhe kanë vendosur të ecin në gjurmët e prindërve.

 

ARJOLA UKU

PUNONJESE E POLICISE

Jam vajzë dëshmori. Ndjej një privilegj të madh që falë Drejtorisë së Policisë ne jemi pjesë e uniformave blu dhe vazhdoj të ndjekë ëndrrën e tim ati lënë përgjysëm. Është edhe një nder I madh sa i takon shtimit në rradhët e policisë së shtetit të vajzave.

 

Me rastin e 110-vjetorit të policisë u shpërndanë certifikata dhe medalje për punonjësit që prej vitesh kanë dhënë kontributin në përballje me krimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re