110-vjetori i Pavarësisë përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare.

 

 

Me këtë rast Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë organizojnë në datën 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve, koncertin madhështor “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për paqen”.

 

Në këtë koncert do të përformojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Sifonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqipëtare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.

 

 

Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri.

 

Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re