Sot pas mesnate kanë mbërritur dhe 111 afganë të tjerë në Shëngjin të Lezhës të cilët janë sistemuar në një hotel.

Fax News ka siguruar pamjet nga vendi ku po akomodohen qytetarët afganë dhe ata duken më të sigurt dhe e gjithë zona po ruhet nga forcat e policisë.
Gazetarja e Fax News arriti të intervistonte një nga shtetaset afgane e cila tha se nuk e kishte akoma të qartë se sa do të qëndronte në Shqipëri por që ishte pritur mjaft mirë nga shqipatrët.

“Kam ardhur me familjen time, por kam lënë shumë të afërm në Afganistan dhe janë të izoluar nga talibanët të cilët nuk i lënë të shkojnë në aeroport. Si fillim arritëm në Dubai pastaj erdhëm drejt Shqipërisë.

Nuk kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë është hera e parë, njerëzit janë shumë të mirë dhe mikpritës”- u shpreh qytetarja afgane.

Kujtojmë se mbrëmë në Rinas mbërriten 150 qytetarë afganë të cilët janë strehuar në Durrës dhe Qytet Studenti. Numri total i afganëve të mbërritur në vend është 607.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re