Një grua 111-vjeçare në Kili është bërë personi më i vjetër në botë që ka arritur të mposhtë koronavirusin. Juana Zúñiga, e cila jeton në një shtëpi të kujdesit në kryeqytetin Santiago, vuante nga problemet e frymëmarrjes kur u infektua me Covid-19, por ishte prekur lehtë nga sëmundja dhe nuk shfaqte simptoma.

Siç shkruan “Daily Mail“, ajo zyrtarisht u shërua nga virusi më 10 maj, duke e bërë atë personin më të vjetër në Kili që shërohet nga kjo sëmundje. “Ajo nuk kishte asnjë simptomë dhe shumë pak ethe, gjë që ishte e mirë,” tha drejtoresha e shtëpisë së kujdesit, María Paz Sordo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re