Skip to content

113 ditë revoltë! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, marshimin e marrin në dorë studentët, gratë dhe vajzat

Capture 177

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protesta vijon me marshimin në rrugët e Tiranës.

Marshimin do ta kryesojnë studentët, së bashku me gratë dhe vajzat pjesëmarrëse në protestë.

“Që nga sonte marshimin e kryesojnë studentët, bashkë me vajzat edhe gratë”, është bërë e ditur nga aktivistja Arvina Lleshi.

Tubimi i sotëm zu zhvillua vetëm një ditë pas protestës së 112-të, e cila u shoqërua me marshim në disa prej rrugëve të kryeqytetit dhe me thirrje kundër qeverisë.