Një grua 113-vjeçare nga Girona e Spanjës është shëruar nga koronavirusi.
Mediat lokale raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila gjithashtu është personi më i moshuar në Spanjë, arriti të mposhtë koronavirusin pasi luftoi për disa javë me të.
Pasi rezultoi pozitive për koronavirusin zonja Branyas u karantinua në dhomën e saj në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më vonë doli negative në testin për koronavirus. Dy persona të tjerë në këtë shtëpi të kujdesit kanë vdekur nga koronavirusi.
Kur ishte fëmijë, ajo arriti të mposhte edhe Gripin Spanjoll, që ishte pandemia më vdekjeprurëse e shekullit të kaluar, e përhapur në vitet 1918-1920.
Grupi për Hulumtime Gjerontologjike, që përbëhet nga shkencëtarë që merren me studimin e çështjeve që lidhen me personat e moshuar, pretendojnë se në bazë të të dhënave që janë në dispozicion, Branyas është personi më i vjetër në botë që është shëruar nga koronavirusi.
Deri më tani, në Spanjë janë regjistruar 268,143 raste me Covid-19, dhe 26,744 viktima.