Një 62-vjeçar është vënë në hetim pasi është kapur duke kaluar me 12 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kakavijës. Në momentin që i është ushtruar kontroll, 62-vjeçarit i janë gjetur paratë brenda një çante.
“J. P., 62 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull, pasi në PKK Kakavijë, në dalje, gjatë kontrollit në çantë, iu gjetën 12 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, njoftoi Policia.