Kreu i SPAK Klodian Braho po raporton në KLP në lidhje me punën e bërë në vitin 2025 nga Prokuroria e Posaçme.

Ai ka deklaruar se gjatë kësaj kohe janë konfiskuar12.4 mln euro kripotovaluta por evidenton problematika në lidhje me ruajtjen dhe administrimin e tyre. Kjo pasi sipas tij nga vetëm natyra e kriptomonedhave, shifra mund të ndryshojnë drastikisht në një kohë të shkurtër.

“Kemi problematikë për administrimin e kriptomonedhave të konfiskuara. Po punohet për miratimin e kuadrit ligjor për administrimin e  tyre.

Shpresojmë që së shpejti kjo të rregullohet, që të mund të administrohen portofolet e kriptovalutave sepse lidhet edhe me vënien e tyre në punë, kjo pasi janë shifra që mund të kenë ndryshime drastike në një kohë shumë të shkurtër”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re