Në vitin 2020, bashkia Berat dhe UK Berat-Kuçovë do të përfitojnë mbështetjen financiare falë programit Infrastruktura Bashkiake V (MIPV) me fokus kryesor mbulimin 24 orë ujë për qytetin e Beratit.
Investimi synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit dhe rritjen e performancës së shërbimit UK.

Ky investimi i programit MIP V mbështetur nga financimet e huaja të qeverisë gjermane përmes KfW, qeverisë zvicerane përmes SECO dhe Bashkimit Europian synon mbështetjen e qeverisë shqiptare në vizionin e saj për transformimin rrënjësor të sektorit të ujit në Shqipëri për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe nxitur rritjen e ekonomisë e vendit.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, përmes një statusi në rrjetin social facebook shprehet se ky është një lajm fantastik për Beratin dhe se punimet për këtë investim madhor do të nisin brenda viti 2020.

“Vlera e përfituar falë këtij programi është 12.5 milion euro, ku do të mundësohen:

Rehabilitimi i derdhjes së ujërave të zeza do të shmangë njëherë e mirë ndotjen e habitatit ujor, duke bërë të mundur që lumi Osum të kthehet në hapësirën blu kaq të munguar të panoramës së qytetit, siç e meriton.
Ndërhyrja në zonat e banuara, në kodrat e qytetit për ujin e pijshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës bazike.
Ps: Punimet nisin gjatë vitit 2020.”-u shpreh Demo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re