Skip to content

12 fluturime në javë/ Rama nxjerr pamjet nga aeroporti i Kukësit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Aeroporti i Kukësit, i cili ka rifilluar punën dhe pret pasagjerë e turistë nga disa vende të Europës.

 

Nga “porta e veriut” bëhen 12 fluturime në javë.

 

“Mirëmëngjes, dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama dhe publikon videon.