10 mësues në bashkinë e Kolonjës, kanë shënja të COVID-19. Burimë zyrtare bëjnë të ditur për Vizion Plus se  në momentin që këta mësues kanë shfaqur shënjat e para janë vetëizoluar në banesat e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponave.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponat secilit prej tyre.

Bëhet e ditur se pjesa më e madhe e mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se janë zevendësuar nga mësues të tjerë të shkollave,deri në përgjigje të rezultatit.

Kujtojmë se në bashkinë e Korcës kanë rezultuar pozitivë 2 mësues ndërsa janë karantinuar mesues 4 të tjerë të cilët janë në pritje të pergjigjeve të tamponave.

Nderkohe edhe ne Devoll jane vetekarantinuar 2 mesues qe punonin ne nje fshat, burre e grua pasi edhe ata kane shenja Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re