Situata epidemiologjike në vend mbetet shqetësuese. 12 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 533 raste të reja me COVID nga rreth 4 mijë testime të kryera.

 

Qytetarët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin të moshave nga 64 deri në 79 vjeç.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3443

Durrës             910

Fier                  736

Shkodër          614

Vlorë               472

Elbasan           430

Berat               292

Lezhë              288

Gjirokastër      242

Kukës              208

Korçë              167

Dibër               157

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re