12 raste të reja i shtohen listës së të infektuarve nga 170 teste të kryera në 24 orët e fundit në ISHP, duke e cuar bilancin e te prekureve deri tani ne vendin tone ne 868.

Në dy spitalet COVID po trajtohen 29 pacientë, 4 prej të cilëve në terapi intensive.

75% e rasteve positive me COVID-19  tashmë janë shëruar, ndërsa 187 pacientë janë të infektuar aktiv.

Edhe pse vijon  lehtësimi i masave, autoritetet u bëjnë apel  qytetarëve që të respektojnë rregullat e distancimit fizik dhe bizneseve të zbatojnë protokollet  e  sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re