Pas publikimit në media lidhur me konfirmimin pozitivë me COVID-19 të 12 qytetarëve në Shkodër, vjen reagimi i ish-deputetit demokrat për këtë qark, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia e quan kriminale neglizhencën për Shkodrën.

Sipas tij, është skandaloz testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit

Reagimi i plotë:

“NEGLIZHENCE KRIMINALE NE SHKODER

Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë! Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë!

Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit!

Ftoj bashkëqytetarët e mij të rrisin vetëkujdesin në këto ditë të vështira, duke respektuar rregullat e distancimit social, karantinës e duke treguar pa hezitim nëse kanë historik udhëtimi në vendet e prekura nga COVID-19 apo kanë kontaktuar persona që kanë udhëtuar në ato vende.

Rastet e sotme dëshmojnë se duhet të mbështeteni tek vetja dhe tek keshillat e specialisteve e jo tek autoritetet!”.

Me 12 rastet e mbrëmjes, qyteti i Shkodrës tashmë numëron 22 raste të infektuarish, ndërsa qarku 26.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re