Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Maliqit, ku një nxënës 12-vjeçar është aksidentuar rëndë në shkollë. Sipas policisë së Korçës, fëmija po luante me top në orën e Fizkulturës, dhe në një moment është rrëzuar

Për pasojë ka pësuar goditje të rëndë në kokë, dhe është dërguar me menjëherë në spitalin e Korçës.

Por për shkak të gjendjes së rëndë të fëmijës, ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia thotë se i mituri është rrëzuar duke u plagosur rëndë.

“Sot në mesditë shtetasi U.V, 12 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare në Maliq, në orën e fizkulturës, duke luajtur futboll, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë. Shtetasi i mësipërm pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale“, sqaron policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re