Ish-deputeti Vangjel Tavo në një shkrim në mediat sociale ka bërë thirrje se qeveria duhet të bëjë teste falas për Covid-19 si dhe vaksinat duhet të jetë falas për qytetarët.

Sipas Tavoës është detyrë e qeverisë që shpënzimet të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

“Vaksina kundër koronavirusit, falas në Maqedoninë e Veriut. Ja një qeveri e përgjegjshme dhe transparente. Mori masat e duhura për shtetasit e saj.

Çfarë po bën qeveria jonë për vaksinat e gripit dhe Covid? Apo ka ndërmen t’ua shesi shqiptarëve siç po bën me testin? 120 euro për tampon. Duke i zhvatur shqiptarët edhe në ditët më të vështira.

Testimet duhet të jenë falas. Vaksinat duhet të jenë falas. Është DETYRË e qeverisë. Të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Papërgjegjshmëria që shoqëroi qeverinë në përballimin e pandemisë, të mos vazhdojë dhe të mos rrezikojë më jetë njerëzish!”- shkruan Tavo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko