Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, përmes një postimi në facebook dejklaron se 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti i shtetit në shërbim të blerjes së votave për Partinë Socialiste.

Tabaku shprehet se 120 milionë euro iu janë dhënë qytetarëve në 4 muajt e parë te vitit 2021 nga pagesat për tërmetin, në kundërshtim me ligjin elektoral.

MESAZHI I TABAKUT

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.
Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.
Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.
Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.
Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re