1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër, e rritur me 100 Ha nga dje. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cmm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme. Në këtë rrugë vijon të operohet me një mjet të kalueshmërisë së lartë së bashku me katër forca të ushtrisë.

Ndërkohë, ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm. Aktualisht, rruga është e pakalueshme për mjetet e ulëta. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të situatës.

Njoftimi:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 22.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 e pandryshuar me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.45 m me nje rritje prej 20 cm me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1220 Ha, e rritur me 100 Ha me oren 18.00 te dates 21.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5cm me oren 18.00 e dates 21.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pike ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjetet e ulta.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re