38 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre dhe më shumë se 125 mijë të punësuar kanë dalë të papunë për shkak të kushteve të pandemisë. Një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto i cili i kërkon qeverisë të mbështesë financiarisht biznesin me një paketë të tretë pasi dy paketat e para me një shumë prej 98 milionë euro sipas Nastos janë të pamjaftueshme për të përballuar këtë situatë.

 

Nga ana tjetër kryetari i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë ka përshendetur qevërinë shqiptare për TVSH-në dhe tatim mbi fitimin. Masa këto të cilat do e lëhtësojnë biznesin.

 

Në shkallë vendi, sipas Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, kemi 105 mijë biznese aktive të vogla dhe të mesëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re