Nikolin Jaka i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për 125-vjetorin e lindjes të Dhomës së Tregtisë.

Gjatë fjalës, Jaka ka sqaruar arsyen përse Dhoma e Tregtisë është 15 vite më e vjetër se vetë shteti shqiptar që dikur ishte nën perandorinë Osmane.

Megjithëse shteti nuk ka ekzistuar një formë administrimi shtetëro ishte nën perandorinë Osmane dhe sipërmarrjes private e cila shkëmbente dhe bënte biznes me gjithë Europën dhe jo vetëm me Turqinë sepse Tirana ka qenë një pjesë e kryqëzimit tregtar i është nevojitur që të shikojë një model dhe kjo ka të bëjë me iniciativën e sipërmarrjes së Tiranës për të pagëzuar emrin “Oda Ekonomike e Tiranës”. Kjo është arsyeja që ka një shkëputje 15 vejcare me shtetin shqiptar, dhe pastaj u bë pavarësia dhe gjatë këtyre viteve deri në 1921 e ka shumuar ekzistencës së dhomës së tregtisë në Shqipëri. Kjo ishte periudha më e zytë e administrata publike, kishte qeveri të ndryshme, formatimi i qeverive filloi pas vitit 1920.

Unë kam këmbëngulur që të gjitha burimet të kryqësohen që nesër pasnesër ky libër që kemi bërë mos ketë kontestime me burimet dhe informacionet që ka por pse jo të ketë indo shtesë për të bërë një histori më të zgjeruar.
Cfarë roli ka luajtur Dhoma e Tregtisë pas viteve 90’? Dhoma e Tregtisë vjen me profilin e saj të shtetit komunist deri në vitet 1993 ku u bë ligji dhe u ndryshua edhe kryetari dhe në këtë rast kemi kryetarin e parë e Dhomës së Tregtisë në ekonominë e tregut në modelin e kapitalizmit dhe sipërmarrjes private. Zenel Hoxha ishte kryetari i parë i Dhomës së Tregtisë dhe e drejtoi këtë për një vit, ishte një qasje të jashtëzakonshme nga sipërmarësit e huaj. Dhomat e Tregtisë në Europë janë sisteme që funksionojnë në mënyrë perfeksioni lidhur me ofertën ndaj sipërmarrjes provate , duke filluar nga mbrojtja, licencimi, trajnimi, etj. Ne jemi aktualisht akoma “minor”, sepse paragjykimet për Dhomën e Tregtisë ka paragjykim dhe shoqëria shqiptare lundron në këtë paragjykim. Kur shikon sipërmarrës ka paragjykimin se është oligark, ose e shfrytëzojnë, ky është një problem i madh. Por mos harrojmë që kjo është kjo sipërmarrje që ka mundësuar këtë lloj zhvillimi në Shqipëri”, tha Jaka.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re