Skip to content

127 ditë qëndresë/ Protestuesit thirrje: Bashkohuni studentë, kombi na thërret

protestaa 127

Me thirrjet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 127-të të protestave kundër qeverisë.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke kundërshtuar mënyrën e qeverisjes së vendit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje drejtuar studentëve për t’iu bashkuar protestës, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie teknike dhe kanë deklaruar se do ta vazhdojnë aksionin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.