Një grup alpinistësh kanë pushtuar majën e “Faqekuqit” në malin e Ostrovicës, në një lartësi prej 2330 metra.

 

Në përbërje të këtij grupi kanë qënë 13 alpinistë me udhëheqës ngjitjeje Gjergji Bojaxhi dhe vetëm 9 prej tyre kanë arritur në lartësinë 2330 metra.

 

Grupi prej 13 alpinistësh ka filluar lëvizjen nga fshati Shtyllë për të vijuar më pas rrugëtimin drejt Ostrovicës, ngjitje e cila ka kërkuar afro 6 orë.

 

 

Ngjitja e Ostrovicës është një nga ngjitjet më të vështira dimërore për shkak të trashësisë së borës që vende vende shkon deri në 2 metra por edhe për shkak të vështirësisë të lëvizjes.

 

Ostrovica gjithnjë ka qënë dhe mbetet shkalla më e lartë e ngjitjes së një maje, ndaj dhe për këtë alpinistët për të shkuar deri në majë kanë qënë të detyruar të përdorin teknikat e kërkuara për ngjitje të kësaj vështirësie.

 

Duhet thënë se maja e “faqekuqit” në Ostrovicë në të dy programet e saj atë të ngjitjes shkëmbore por edhe të ngjitjes dimërore mbetet një prej majave të kërkuara nga alpinistët shqiptarë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re