13 shtetas shqiptarë kanë hyrë në vendin tonë në 24 orët e fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës që vinin nga Greqia dhe vetëm një shtetas nga pika kufitare e qafë Thanës.

Hyrje që e çojnë në 216 shtetas të karantinuar në pesë hotelet e hapura si vend karantinimi 14 ditor në Korçë dhe Pogradec.

Burimet bëjnë me dije se 133 shtetas shqiptarë janë duke kaluar periudhën e detyrueshme të izolimit në tre hotelet e hapura në qytetin e Korçës, ndërsa 83 shtetas ndodhen në dy hotelet e Pogradecit.

Burime nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se në kufi ka ende shtetas shqiptarë që pasi të përpunojnë dokumentacionin përkatës do të hyjnë në vendin tonë ku do t’i nënshtrohen periudhës 14 ditore të karantinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re