Policia e Elbasanit ka arrestuar një të ri nga Durrësi pasi u kap duke transportuar 13 klandestinë nga Siria.

Në kudër të operacionit “Bradasheshi” në pranga u vu shtetasi me iniciale A. D., 22 vjeç.

Policia thotë se i riu po i transportonte klandestinët me një makinë të marrë me qira.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re