21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në vend, ku 13 prej të cilëve janë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të 13 personat e infektuar në QSUT ishin kontakte të një infermiereje
e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
Prej tyre nëntë janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa katër pacientë janë transferuar në spitalin infektiv.
