Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë paraqitur probleme edhe më të rënda shëndetësore.
Por pavarësisht kësaj ata shprehen se janë të detyruar të vazhdojnë protestën për shkak të vështirësive ekonomike.
Naftëtarët thonë se nuk pranojnë të mashtrohen më nga premtimet e autoriteteve.
850 naftëtarë punojnë në rafinerinë e Ballshit. Prej 6 ditësh një grup prej tyre po qëndron i ngujuar në protestën ekstreme, në mënyrë që të përfitojnë 13 pagat e prapambetura.
