Konfirmohen 13 të infektuar në një burg në Tiranë.
Pas skandalit të denoncuar nga “Vizion Plus” ku një punonjës burgu te “313” kishte rezultuar pozitiv dhe 12 të tjerë vijonin punën edhe pse ishin nën hetim epidemiologjik, situata bëhet e frikshme.
Nga 20 raste që kishte këtë të enjte në Tiranë, më shumë se gjysma janë në burg. Në 24 orët e fundit janë shtuar edhe 29 raste të reja.
“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren. Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste”, tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.
