Skip to content

13-vjeçarja në Korçë tentoi vetëvrasjen, zbardhet dëshmia e qytetarit që e priti në krahë

Screenshot 192

Zbardhet dëshmia e qytetarit që shpëtoi nga vdekja të miturën 13-vjeçare nga Korça e cila u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës.

“Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe.

I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël,i dola para”, ka treguar qytetari, i cili më pas thotë se vajza ra në një llamarinë dhe që andej  ra në krahët e tij.

“Fati i saj që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje, por jo shumë e madhe, e vogël.