Një 13-vjeçare në Gjirokastër ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premte lagjen 18 Shtatori.

Adoleshenti është vënë re që ka qenë i plagosur nga kalimtarë të rastit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë dhe më pas e kanë transportuar për në sital me makina të rastit.

13-vjeçarja është shoqëruar nga uniformat blu në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje në prani të psikologut.

Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13 vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re