Trupat izraelite ndërhynë me plumba të vërtetë dhe plastike kundër palestinezëve në Kuds dhe shumë pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar ku plagosën 139 persona.

Në deklaratën nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe plastikë si dhe gaz lotsjellës në demonstratat e organizuara në mbështetje të Rripit të Gazës në Kuds dhe shumë pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar.

Në deklaratën ku thuhet se 139 palestinezë u plagosën gjatë ndërhyrjes gjithashtu bëhet e ditur se disa nga të plagosurit u trajtuan në këmbë ndërsa të tjerët vazhduan të trajtohen në spital.

Në deklaratë nuk u dha asnjë informacion në lidhje me situatën e të plagosurve.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji, 109 palestinezë janë martirizuar, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra ndërsa 621 të tjerë janë plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re