Skip to content

14 Gjëra në Malin e Zi që nuk Kuptohen me Vetëm Dy Vizita Atje

monteneg

Shumë njerëz mendojnë se e njohin Malin e Zi nga një film që zhvillohet në këtë vend apo sepse kanë qënë shpesh aty për fundjava apo për punë.

Por në fakt, pikësëpari, xhirimet nuk janë bërë aspak atje.

Në realitet, Mali i Zi pa gjatë jetës së tij romakët, bizantinët, osmanët dhe Napoleonin.

Natyra lokale është vetëm një përqendrim i peizazheve të paimagjinueshme në një zonë relativisht të vogël. Por ky vend dallohet edhe nga mentaliteti i veçantë dhe dëshira e jetës së përditshme.

Ne bëmë një udhëtim virtual nëpër hapësirat malazeze dhe u impresionuam nga ajo që pamë. Dhe një truk, do të gjeni një truk të banorëve lokalë se si të shpëtojnë nga i ftohti.

Në vend të emrave në shishet e sodës, ata shkruajnë tituj këngësh

© JollyJack / Pikabu

Ky është një personalizim që aplikohet shpesh atje, dhe kushdo që mund të mendojë se këto i bën vetë Coca-Cola pavarësishte se ku po bëhen shitjet, është gabim.

Polako fjalë për fjalë do të thotë “thjesht ngadalëso”, por për nga kuptimi – “pusho”, “me qetësi”, etj. Këtu edhe macet janë shumë polako

f5a95d51d5801a6a13957cb4fa
© Brutalov / Pikabu

Shumë njerëz përpiqen të pushojnë, por ndodh që sapo të përpiqen ta bëjnë këtë gjë, rrjedha e mendimeve në mendjet e tyre vërshon edhe më rrëmbyer. E kur ndodh kjo, nuk mund të quhet se po pushoni. Ndaj të thuash ‘Polako’ nënkupton pikërisht këtë, të shuash edhe atë zhurmën e madhe të mendjes.

Faturat kanë një kod QR që lidhet me sistemin dixhital të taksave dhe tregon se çfarë keni blerë saktësisht, si dhe taksën përkatëse.

855a0857eca569a91b717c18b8
© sandysaul / Reddit

Ashtu siç gjithnjë e më shumë nëpër vende të botës, çdo transaksion që ndodh në këtë vend regjistrohet në një server qëndror që menaxhohet nga Financat e Shtetit.

Tabela të tensionit dhe të integritetit

175a955720b55a0ca95ef1f410
© adseipsum / Imgur

2 zinxhirë qendrorë mbajnë të gjithë peshën. Qoshet  duhet të parandalojnë që tavolina të mos kthehet mbrapa dhe me radhë. Pjesa e sipërme dhe e poshte është e modeluar kundër rrëshqitjes.

Një simite me fara në Mal të Zi 

MLZ
© Depositphotos.com , © Ziderlan / Pikabu

Siç e shihni edhe në foton krahasuese të mësipërme, ata kanë një konceptim krejt tjetër të asaj se çfarë një simite me fara në Malin e Zi është.

“Zotëri, nuk e di kush jeni, por ky moment në kufirin e Malit të Zi ishte i mahnitshëm! (Ky Labrador është roje kufitare) “

c079c45f1a83dcc382b260b099
© itsneverlies / Reddit

Mbajtja e qenve të kufirit, edhe pse teknologjia ka avancuar aq shumë, janë një traditë që nuk harrohet kollaj në këtë vend.

Në Podgoricë, mund të hasni në një monument të Vladimir Vysotsky

bf202f5048ad70efb66ccbb33b
© Vitaliy1975 / Pikabu

Vladimir Semyonovich Vysotsky ishte një kantautor, poet dhe aktor sovjetik, karriera e të cilit pati një efekt të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në kulturën sovjetike.

Mund ta ngarkoni telefonin tuaj në stola në Budva

b898d45b0abc8eb94c5385f5b2
© Brian-Walkden / Reddit

Por ka një problem: nëse shumë njerëz ulen mbi të, ata do të bllokojnë diellin dhe nuk do të funksionojë.

“Ky ketchup që bleva në Mal të Zi duket sikur është i viteve ’80”.

5aaf355e71be76dab1e48abb73
© Error404Android / Reddit

Në shumë raste ata harrojnë të azhurnohen me gjërat e reja të tregut, dhe mbeten për shumë kohë fanatikë të disa produkteve që dikur ishin versioni më mirë. Po dikur ama…

“Unë pashë një ekspozitë biçikletash në Kotor sot”

45a5e85cfa88ab98f2644bafc6
© BestRoyereq / Reddit

Biçikletat e vjetra nuk kanë pse të fshihen nëpër cepat e garazheve apo qoshte e oborreve. Dikush ka patur gjenialitetin që t’u japë një vlerë artistike dhe të përmirësojë kështu dekorin e përgjithshëm të qytetit.

Parku, hyrja e të cilit … përputhet? Me shkrepëse! Lartësia pak më e lartë se mesatarja e njeriut

8a82d856e396f95b16c74fe6f9
© IamLutra / Pikabu

Sekreti këtu është të ngacmohet kujtesa e vizitorë dhe turistëve. Të paturit e një veçorie vizuale që të krijon mbresa për një kohë të gjatë është një strategji e mirë marketingu, sidomos në këtë sektor.

Miu që do të sulmojë macen nga këndi

1928065d62ab4171c3ad8eccb0
© Freastler / Reddit

Një kënd i vogël rastësor i mërzitshëm qyteti mund të kthehet në diçka krejt tjetër.

Kjo është një ndërtesë në Mal të Zi me një reklamë për pilotët e aeroplanëve

5277a157b4b5bd024dbec448e7
© Adammorgan710 / Reddit

Të paturit e një vetëdijeje hapësinore tre-përmasore, dhe vendosja e saj në funksion të reklamimit është një produkt mençurie.

Shoferët vendas janë aq të ashpër saqë nuk vënë alarm në makinë, por varnin një çelës të vërtetë

a5286a5286acf523bec566498b
© traglodit / Pikabu

Në rendin normal të gjërave kjo do të ishte një foto për meme. Por atje është përditshmëri, saqë kur bëhet fjala për të shmangur hajdutët, nuk i besojnë asgjëje tjetër, veç asaj të vjetres.

Në raftet e dyqaneve mund të gjëni Fanta nga më pak të zakonshmet

6eaeaf542f9a9e2cde257d4faa
© DiMoS1988 / Pikabu

Mendon se ke provuar të gjitha versionet e mundshme të një Fanta? Shko pak në Mal të Zi dhe na thuaj çfarë gjete…

A keni ndonjë ide se çfarë ka dashur të thotë autori i shenjës?

3799705b1085a6402d403a40c2
© nicaraguandeathsquad / Reddit

Në Mal të Zi nuk keni pse të çuditeni dhe aq shumë nëse gjeni shenja të çudtishme treguese.

“Kotorri, Mali i Zi dhe një dhi si udhërrëfyese. Vendi më i bukur që kam vizituar ndonjëherë “

53b0fe5536a244e0c097a8739b
© Sisyphusmanny / Reddit

Nuk ka asgjë për t’u çuditur këtu! E ku ka udhërrëfyes më origjinal sesa dhitë. Ato supozohet të kenë qënë udhërrëfyeset e para në histori, sidomos për shtigjet e vështira.

Bonus: nuk ka ngrohje qendrore në vend, kështu që vendasit përpiqen t’i shpëtojnë të ftohtit sa të munden

3551e7513caacd4da4c44934a2
© Depositphotos.com

U kënaqa me thënien e një gjyshi të mençur në një radhë në dyqan. Vajzës që hukati duart në arkë, ai i tha: “A do ta kaloni tsipele pre spavaњa?” Kjo mund të përkthehet fjalë për fjalë: “A i heq këpucët kur shtrihesh për të fjetur?” © Brutalov / Pikabu

/shkollaesuksesit.com