Teksa temperaturat në juglindje të vendit kanë shkuar deri në minus 14 gradë, shumë fshatra malorë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

 

Problemet më të mëdha janë në njësinë administrative gorë të bashkisë maliq, në disa fshatra të bashkisë Pogradec si dhe në Devoll. Shkak për situatën janë bërë defektet në nënstacione si dhe këputja e përcjellësve elektrik në shtylla.

 

Sipas burimeve, mungesën e energjisë po e vuajnë edhe shumë fshatra të bashkisë Korçë. Ndërkohë grupet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

 

Ulja e temperaturave ka shkaktuar edhe ngrica të shumta në akset rurale ne zonat malore të këtij qarku, ndërsa autoritetet rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve.

 

Situatë e vështirë paraqitet edhe në disa zona të thella të Dibrës pasi prej afro 48 orësh shumë fshatra janë pa energji elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re