Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama thekson se nuk ka marrë asnjë platfomë nga presidenti, por pavarësisht kësaj është i gatshëm të ulet më të gjitha palët për çështjen e Reformës në Drejtësi.

Rama thekson se opozita duhet të lërë ultimatumet, pasi qeveria, s’ka kohë të luajë.

Postimi i Ramës

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko