13 Marsi 2016 i fundit për artistin! Foto e asaj dite, që të jep përshtypjen sikur e parandjente që nuk do të arrinte të festonte më Ditën e Verës, një nga festat që e përjetonte më shumë.

Një ndër rolet e bukur të artistit në mishërimin e figurës së mësuesit!Ckomunikim i ngrohtë me fëmijët në kohërat e vështira të atdheut tonë! Një ndër rolet e bukur të artistit në mishërimin e figurës së mësuesit!Ckomunikim i ngrohtë me fëmijët në kohërat e vështira të atdheut tonë!

Tek vështrimi i artistit ,në të dyja fotot, njëra e vitit të fundit të jetës e tjetra e interpretimit të tij në skenë shihet qartë një mllef i brendshëm, që përkon me secilën kohë të jetuar prej tij.

Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Për Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme, deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Ndahet nga jeta ne 6 gusht 2016.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re