Mimoza Hafizi, fizikante flet për Fax News

Doja ta nis nga kapacitetet njerëzore, doja të jap një mesazh për vitin e ri akademik që më në fund do shihemi në auditore me studentët. Por kam një shifër dramatike për degën e fizikës ku jap mësim. Është e vetmja degë ku diplomohen njerëz që merren edhe me instrumentet hapësinore.

E vetmja degë që ka filluar vetëm me 14 studentë të regjistruar në të gjithë vendin. Kj oështë një shifer dramatike që bie në kundërshtim me atë që thuhet se ne do hedhim satelitë në hapësirë dhe të menaxhojmë satelitë. Mendoj që ne duhet të tërheqim sa më shumë në këtë fushë sepse edhe pse jemi një vend kaq i vogël kemi vërtet njerëz që mund të jenë të aftë.

Këta studentët a do mund të diplomohet të gjithë dhe a kanë laboratorët e duhur për të arritur të menaxhojnë edhe këta instrumente?

Dega e fizikës është e vështirë, një degë sfide për të rinjtë, por krejtësisht e arritshme. Ne mundohemi të japim maksimumin në kushte të mjerueshme me laboratore të viteve 1980. Ne kur ishim fëmijë kemi pasur laboratorë që në shkollën 8 vjeçare.

Këtyre nxënësve nuk u kemi krijuar asnjë lloj mundësie që të krijojnë dëshirë dhe të kemi kapacitete të cilat mund t’u bëjnë ballë edhe sfidave në të ardhmen. Ne duhet të investojmë në arsim, të investojmë tek mendja. Mendja e të rinjve është jashtëzakonisht e aftë por duhet t’u krijojmë kushtet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re