Marsel Meta është vetëm 14-vjeç dhe është i aftë që të luaj në disa instrumenta muzikorë. Me prindër shqiptar, por i lidur në Itali, Marseli nuk e ka harruar gjuhën mëmë. Ai flet dhe kupton gjuhën shqipe në mënyrë të përsosur.

 

Në një intervistë për emisionin Vizioni i Pasdites, 14 vjeçari ka ndarë edhe detaje se si është zbuluar talenti i tij në muzik dhe se çfarë e shtyu atë që t’i binte çiftelisë dhe lahutës.

 

“Kur isha në klasë të katërt mësuesja na dha një letër që ta plotësonim me instrumentat që ne na pëlqente ti binim dhe unë shkrojta të parën violinën. Pastaj shkuam te provat për të parë nëse kishim vesh muzike apo jo . Aty më thanë që ke vesh për klarinetë. Filloj të më pëlqejë si vegël dhe më pëlqente dhe çiftelia. U thashë prindërve të më blinin një çifteli e pastaj pas disa muajve bleva edhe një lahutë.  Unë jam rritur me muzikë patriotike dhe më kanë pëlqyer këto instrumente.  

 

Prindërit janë shumë të kënaqur që u bie këtyre instrumentave. Në familje jam i vetmi që merrem me muzikën. Synoj që të shkoj edhe në skenat e mëdha, sepse më pëlqen edhe të këndoj”, tha Marseli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re