Gjatë muajve të fundit, në rajonin e luginës Maurienne në Alpet franceze janë regjistruar së paku 140 tërmete.
Banorët e Maurienne, që i takon krahinës Savoja në lindje të Francës, javën e fundit janë shqetësuar nga tërmetet e shumta, kryesisht në orët e mbrëmjes.
Organizata për vëzhgimin e tërmetëve “Sismalp” gjatë 40 ditëve të fundit regjistroi 140 tërmete. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë me magnitudë 3.8 ballë sipas Rihterit.
Ndonëse asnjë nga tërmetet nuk ka shkaktuar dëmtime, dridhja e tokës shkaktoi shqetësim mes banorëve lokalë të cilët u lajmëruan se si të veprojnë në rast të dridhjeve të fuqishme.
Sizmologët nuk janë në gjendje të sqarojnë rritjen e numrit të tërmeteve në rajon, por vendosën pesë sensorë në luginë që të kuptojnë më mirë fenomenin. aa



Previous article Jep dorëheqje shefi i intelegjencës

Next article Ismaili: Kosova duhet të ketë sigurim shëndetësor universal













Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re