Skip to content

140-vjetori i lindjes së Fan Nolit/ Botohen dorëshkrimet origjinale të marra në Boston

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Është botuar për herë të parë një përmbledhje me dorëshkrimet origjinale të Fan Nolit të marra në Universitetin e Bostonit, aty ku kreu edhe studimet e larta. Kopja e parë e këtij botimi të vitit 1946 vjen në formën origjinale, me të gjitha shënimet e autorit, i pa pastruar nga ndikimet frazeologjike.

 

Mbi këto dorëshkrime është ndërtuar historia e Skënderbeut e publikuar në 1947.

 

 

I njohur si një figurë që pati ndikim në fushën e politikës, përkthimit, publicistikës, historisë, muzikologjisë, etj. Noli nuk mund të lihet pa përmendur dhe në letërsi, ku ka sjellë një vëllim poetik, pjesë të pandarë të antologjisë.

 

 

Fan Noli është përkujtuar sot nga Akademia e Shkencave në kuadër të 140- vjetorit të lindjes. Aktiviteti është shoqëruar dhe me një ekspozitë, që përmbante të gjitha veprat e tij të shkruara.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë