Janë mbyllur sot Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pjongçang të Koresë. Ashtu si në hapje edhe ajo e mbylljes ka një ceremoni fantastike e ndjekur në të gjithë botën.

Është Norvegjia skuadra që ia ka dalë të jetë fituesja e kësaj olimpiade me plot 39 medalje me 14 të arta, 14 të argjendta dhe 11 të bronxta. Norvegjia lë pas vetes Gjermaninë, Kanadanë dhe SHBA-në.

Këto Lojëra do të kujtohen për motin shumë të ftohtë dhe temperaturat shumë të ulta nën zero por edhe shtyrjen e shpeshta të disa garave.

Shqipëria edhe njëherë bëri një prezantim dinjitoz me dy sportiest: Suela Mëhilli dhe Erjon Tola me nga dy gara secili. Ndërsa Kosova me Albin Tahirin bëri edhe prezantimin e parë në këto lojëra.

Ceremonia e mbylljes ka qënë një spektakël më vete e dhuruar nga organizatorët ashtu si ajo e hapjes. Takimi i radhës do të jetë pas 4 vitesh sërish në Azi por këtë herë në Kinë./Berati.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re